Sporti

FIFA ua ndalon transgjinorëve të garojnë në futbollin e femrave

06/20/2022 20:19
nga:E K

FIFA është gati të veprojë sikur Federata Internacionale e Notit.

Transgjinorët do t’iu ndalohet të garojnë në futboll në konkurrencën e grave.

Sipas ligjit të ri nga FINA, secila që ka kaluar pubertetin si mashkull, nuk do të ketë mundësi më vonë të luajë me gratë.

Gjithkush që ka kaluar në pubertet si mashkull, nuk mund të garojë në konkurrencën e grave, pavarësisht nëse ata kanë ndryshuar gjini për t’u bërë grua”, thotë ligji.

Kurse, ‘The Times’ zbulon se FIFA mund të ndjekë hapat e njëjtë.

“Ne do të shohim nga afër rregullat e reja të FINA dhe ndoshta puberteti dhe testosteronet do të jenë faktori determinues”, thuhet nga FIFA.

Mbetet të shihet nëse ky rregull do të hyjë në fuqi.