Stacioni televiziv amerikan CNN njoftoi se FIFA refuzoi të transmetonte një mesazh paqeje nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përpara finales së Kupës së Botës.
Zyrja e liderit ukrainas dërgoi një kërkesë tek FIFA, por kjo u refuzua menjëherë, transmeton GazetaBlic Sport.
“Ne menduam se FIFA donte ta përdorte platformën e saj për të mirën e përgjithshme”, u ankuan nga zyrja e liderit ukrainas.
Finalja do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 16:00, atje ku Franca dhe Argjentina do të kërkojnë trofeun e madh.
/GazetaBlic Sport/