Sporti

FIFA redukton numrin e tifozëve, vetëm 6500 do të jenë në ndeshjen Serbi – Shqipëri

09/30/2025 09:17
nga:Mergim Rreci

FIFA e ka zyrtarizuar vendimin, Serbia dhe Shqipëria do të luajnë më 11 tetor para një numri më të vogël spektatorësh në Leskovac.

Mediumi ‘Sport Klub’, njofton se kapaciteti i tifozëve në tribuna do të reduktohet me 20 përqind, transmeton GazetaBlic Sport.

Praktikisht, 6,500 spektatorë do të jenë në gjendje të hyjnë në tribuna, pra që do të jetë një numër minimal i tifozëve.

Kujtojmë që kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për kombëtaren shqiptare, të cilësi i duhet me patjetër fitorja në këtë takim.

/GazetaBlic Sport/