Sporti

FIFA publikon renditjen e re, Brazili mbetet kombëtarja më e fortë në botë – por ka disa ndryshime në top 10

06/23/2022 10:49
nga:Lorik J

FIFA ka përditësuar renditjen e ekipeve kombëtare pas ndeshjeve të fundit kualifikuese për Katar 2022 dhe Ligës së Kombeve.

Në top 10 ka shumë ndryshime të reja, me Brazilin që ruan vendin e parë, duke u distancuar edhe më shumë nga pozita e dytë në krahasim me muajin mars.

Holanda ngjitet me dy vende, duke arritur në vendin e tetë përpara Portugalisë dhe Danimarkës.

Danezët kanë hyrë në dhjetëshen e parë në vend të Meksikës, e cila zbriti në pozitën e dymbëdhjetë.

Renditja tjetër e përditësuar do të publikohet më 25 gusht 2022.

Ja top 10 kombëtaret: