FIFA ka publikuar listën e arbitrave për Botërorin e Klubeve këtë verë dhe në të nuk ka asnjë spanjollë.
Është një surprizë që asnjë arbitër spanjoll nuk do të drejtojë një lojë në Kupën e re të Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara. Kjo tregon mungesën e besimit të FIFA-s tek zyrtarët spanjollë.
Të vetmit spanjollë që do të përfshihen në Kupën e Botës për klube janë Carlos del Cerro Grande dhe Alejandro Hernández Hernández të cilët do të jenë asistentët e VAR.
Gjyqtarët spanjollë janë vënë nën një vëzhgim intensiv kohët e fundit për gabimet e tyre.
Këtu janë 11 gjyqtarët që janë zgjedhur për të gjykuar në Kupën e Botës për Klube me 32 ekipe:
1. Michael Oliver (Anglez)
2. Anthony Taylor (Anglez)
3. Francois Letexier (Francez)
4. Clement Turpin (Francez)
5. Felix Zwayer (Gjerman)
6. Danny Makkelie (Holandez)
7. Espen Eskas (Norvegjez)
8. Szymon Marciniak (Polak)
9. Istvan Kovacs (Rumun)
10. Slavko Vinçiq (Slloven)
11. Glenn Nyberg (Suedez)
/GazetaBlic Sport