Sporti

FIFA planifikon të zhvillojë Kupën e Botës 2030 me 64 ekipe

09/24/2025 08:32
nga:Lorik J

FIFA po shqyrton mundësinë e mbajtjes së Kupës së Botës 2030 me 64 ekipe, raporton Daily Mail. Sipas portalit britanik, shoqata botërore e futbollit ka mbështetur propozimin e Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) për të zgjeruar numrin e ekipeve.

Faza e grupeve pritet të zhvillohet në 16 grupe me nga katër ekipe, me dy të parat që kalojnë në fazën eliminatore.

FIFA tashmë e ka rritur numrin e ekipeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës nga 32 në 48. Kupa e parë e Botës në këtë format do të mbahet në vitin 2026.

Kupa e Botës 2030 do të mbahet nga 13 qershori deri më 21 korrik në Spanjë, Portugali dhe Marok.

Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të presin ndeshjet hapëse.

/GazetaBlic Sport