Sporti

FIFA përshëndet fitoren e Kosovës

09/03/2021 13:41
nga:E K

Kombëtarja e Kosovës ka fituar me epërsi minimale me rezultat 0-1 ndaj Gjeorgjisë.

Goli i vetëm në takim u shënua nga lojtari i Gjeorgjisë, Davit Khocholava, shkruan GazetaBlic Sport.

Khocholava e dërgoi topin në portën e tij në minutën e 18’të pas një dueli me Vedat Muriqin i cili po mundohej të shfrytëzonte harkimin e Valon Berishës për të realizuar gol.

Pas ndeshjes, Federata e Futbollit të Kosovës ka postuar një foto në Facebook ku shihen lojtarët duke festuar fitoren gjatë rrugës së kthimit për në Kosovë.

Në këtë foto ka reaguar edhe FIFA e cila e ka përshëndetur fitoren e Kosovës.