Sporti

FIFA njofton pushim 3-minutësh në mes të çdo ndeshje në Kupën e Botës

12/08/2025 16:11
nga:Lorik J

Çdo ndeshje e Kupës së Botës 2026 do të ketë një pauzë tre-minutëshe në mes të secilës pjesë – duke e ndalë ndeshjen për një “pushim hidratimi” të detyrueshëm, konfirmoi FIFA të dielën.

Të gjitha palët – përfshirë ekipin mjekësor të FIFA-s – e mbështetën masën.

Sipas FIFA-s, pushimi është kryesisht një iniciativë për sigurinë e lojtarëve që synon të zvogëlojë rreziqet e nxehtësisë dhe lodhjes.

Por ajo gjithashtu mbart pasoja të qarta taktike: gjatë pauzës, trajnerët do të jenë në gjendje të flasin me lojtarët, të bëjnë rregullime dhe potencialisht të ndryshojnë rrjedhën e ndeshjeve.

/GazetaBlic Sport