FIFA ka nisur zyrtarisht procesin për të vlerësuar mundësinë e zgjerimit të Kupës së Botës nga 48 në 64 kombëtare, duke filluar nga edicioni i vitit 2030.
Pas vendimit që Botërori 2026 të zhvillohet me 48 skuadra, organi qeverisës i futbollit po analizon tani ndikimin sportiv, ekonomik dhe organizativ të një zgjerimi të mëtejshëm.
Nëse miratohet, ky do të ishte Botërori më i madh në histori, duke u dhënë mundësi më shumë kombëtareve të marrin pjesë në turneun më prestigjioz të futbollit. Për Kosovën, një format me 64 skuadra do të rriste ndjeshëm shanset për të siguruar për herë të parë kualifikimin në një Kampionat Botëror.
FIFA thekson se procesi është ende në fazën e vlerësimit dhe nuk është marrë ende një vendim përfundimtar.
/GazetaBlic Sport/


