Sporti

FIFA nis hetimet kundër kombëtares së Argjentinës për thirrje raciste

07/17/2024 12:31
nga:L J

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka nisur një hetim për incidentin e thirrjeve raciste nga lojtarët e kombëtares argjentinase, raporton “France Presse”.

Pas finales së Kupës së Amerikës, në të cilën Argjentina mposhti 1-0 Kolumbinë pas kohës shtesë, lojtarët e kampionëve kanë shpërndarë në rrjetet sociale një video në të cilën luhet një këngë me ofendime raciste ndaj lojtarëve të kombëtares franceze.

“FIFA ka marrë dijeni për videon që qarkullon në mediat sociale dhe incidenti është duke u hetuar. FIFA dënon fuqishëm çdo formë diskriminimi nga kushdo, duke përfshirë lojtarët, tifozët dhe zyrtarët”, thuhet në një deklaratë.

Mesfushori i Argjentinës, Enzo Fernandez, i cili ka postuar videon, ka kërkuar falje për veprimet e tij.

/GazetaBlic Sport