Me avancimin e kompeticionit dhe tashmë vetëm me tetë skuadra të mbetura nga 32 dhe tetë ndeshje për t’u luajtur, FIFA filloi të zvogëlojë numrin e gjyqtarëve
Disa nga ata që ishin në ndeshjet më të diskutueshme nuk janë më në Katar, përcjell GazetaBlic Sport.
Iraniani Alireza Faghani, gjermani Daniel Siebert, Mathew Conger dhe zambiani Janny Sikazwe nuk janë më në Katar për të referuar – pasi kishte edhe polemika për vendimet e tyre.
Francezia Stephanie Frappart vazhdon dhe është e vetmja gjyqtare kryesore ende në garë, por një prej ndihmësve të saj u shkarkua, meksikanja Karen Diaz.
/GazetaBlic SPORT