Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino bëri thirrje këtë të martë për një armëpushim në Ukrainë gjatë Kupës së Botës 2022, duke siguruar që sporti mund të luajë një rol unifikues.
“Unë kërkoj nga ju që të konsideroni një armëpushim gjatë Kupës së Botës, krijimin e korridoreve humanitare apo çdo gjë që mund të çojë në rifillimin e dialogut”, kërkoi presidenti i FIFA-s, gjatë një drekë të liderëve të G20 në ishullin indonezian, përcjell GazetaBlic Sport.
Infantino kujtoi se Rusia organizoi Kupën e Botës 2018 dhe se Ukraina është kandidate për të pritur kompeticionin në vitin 2030, së bashku me Portugalinë dhe Spanjën.
“Ne nuk jemi aq naivë sa të mendojmë se futbolli mund të zgjidhë problemet e botës, por është një mundësi për të bërë atë që është e mundur për t’i dhënë fund konflikteve”, theksoi ai.
/GazetaBlic Sport/