Sporti

FIFA i bllokon merkaton klubit shqiptar

03/03/2025 21:39
nga:L J

 FIFA vazhdon që të bllokojë merkaton e disa klubeve shqiptare. Kjo vjen si pasojë e borxheve që klubet shqiptare kanë ndaj ish-lojtarëve apo ish-trajnerëve të tyre.

Kujtojmë që FIFA i ka bllokuar prej kohësh merkaton, pra lëvizjet në hyrje Vllaznisë dhe Laçit. Por institucioni më i lartë i futbollit nuk është mjaftuar me kaq, pasi e ka pësuar edhe klubi i Orikut.

Klubi i Kategorisë së Dytë ka detyrime të pashlyera ndaj ish-lojtarëve. Kjo ka bërë që FIFA t’i bllokojë merkaton dhe klubi i Orikut nuk lejohet që të bëjë lëvizje pa shlyer këto detyrime të prapambetura.