Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka hapur procedura ndaj Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA) dhe disa anëtarëve të ekipit pas incidenteve që ndodhën pas finales së Kupës së Botës 2026 kundër Spanjës në stadiumin MetLife.
Nën hetim janë futbollistët Nahuel Molina, Leandro Paredes dhe Thiago Almada, si dhe ndihmëstrajneri Roberto Ayala. Nga pala spanjolle, FIFA po heton edhe mesfushorin Gavi për sjellje josportive.
AFA dyshohet për shkelje të disa rregulloreve disiplinore, përfshirë sjelljen e papërshtatshme, diskriminimin, sigurinë gjatë ndeshjeve dhe mosrespektimin e protokolleve. Hetimi përfshin gjithashtu thirrje diskriminuese, hedhje objektesh nga tifozët dhe mesazhe të papërshtatshme të shfaqura pas ndeshjes.
Të gjitha palët do të kenë mundësi të paraqesin mbrojtjen e tyre, përpara se Komiteti Disiplinor i FIFA-s të marrë vendimin përfundimtar.
/GazetaBlic Sport/


