Sporti

FIFA hap hetim ndaj presidentit të Federatës Spanjolle për puthjen e lojtares në buzë

08/24/2023 15:00
nga:Mergim Rreci

Komisioni Disiplinor i FIFA-s hapi këtë të enjte një proces disiplinor ndaj Luís Rubiales, presidentit të Federatës Spanjolle.

“FIFA informoi z. Luis Rubiales, President i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF), për hapjen e një procedure disiplinore bazuar në ngjarjet e ndodhura gjatë finales së Kupës së Botës për Femra, të dielën, më 20 gusht 2023. thuhet në deklaratë”, përcjell GazetaBlic Sport.

Ngjarjet janë të lidhura, natyrisht, me përqafimin dhe puthjen e diskutueshme në buzë të lojtares Jenni Hermoso kur lojtaret morën medaljet fituese.

“Ngjarjet mund të përbëjnë shkelje të nenit 13, pikat 1 dhe 2 të Kodit Disiplinor të FIFA-s”, thotë ai.

/GazetaBlic Sport/