Sporti

FIFA gjobit Shqipërinë në lidhje me ndeshjen ndaj Serbisë, mbyllet 20% e stadiumit “Air Albania” për sfidën e radhës

07/23/2025 10:26
nga:Mergim Rreci

Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”.

Sipas vendimit, FSHF dënohet me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun, për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare).

Duhet cekur që thirrje të vazhdueshme propagandistike e nacionaliste kundër Kosovës bëhen vazhdimisht si në ndeshjet e Serbisë, ashtu edhe në ndeshjet e skuadrave të këtij vendi, por që dënimet janë minimale, mos të themi që në shumë raste kalojnë pa u dënuar.