Kupa e Botës 2022

FIFA fillon hetimet ndaj kuzhinierit të njohur

12/22/2022 21:57
nga:Mergim Rreci

Është folur për prezencën e kuzhinierit të famshëm turk, Salt Bae në finalen e Botërorit 2022, i cili madje ka ngacmuar disa lojtarë dhe ka mbajtur trofeun e kampionit të botës në duart e tij.

Sipas Sky Sports, FIFA hapi një hetim për incidentin, për të zbuluar se si Salt Bae arriti të futej në fushë, për faktin se së bashku me trofeun mund të ishin vetëm anëtarët e vendit që fitoi Kupën e Botës, përcjell GazetaBlic Sport.

Salt Bae, emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gokce, është një kuzhinier turk, i cili u bë i njohur për pjatat e tij jo të zakonshme, siç është mishi i tij i famshëm i veshur me ar. Restorantet e tij kanë tërhequr disa të famshëm gjatë viteve të fundit, duke përfshirë Gianni Infantino, president i FIFA-s.

/GazetaBlic Sport/