Sporti

FIFA dënon rëndë Argjentinën pas incidenteve në finalen e Botërorit

08/21/2026 16:24
nga:Mergim Rreci

FIFA ka marrë vendime të ashpra ndaj Argjentinës pas incidenteve të ndodhura në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës.

Leandro Paredes është pezulluar për 10 ndeshje, ndërsa Nahuel Molina për 7 ndeshje. Roberto Ayala, pjesë e stafit teknik, është dënuar me 3 ndeshje, ndërsa Thiago Almada dhe Gavi janë pezulluar me nga 1 ndeshje.

Ndërkohë, AFA është gjobitur me 321 mijë dollarë dhe Argjentina do t’i zhvillojë dy ndeshjet e ardhshme si vendase me vetëm 50% të kapacitetit të stadiumit.

Një pjesë e gjobës do të përdoret për një plan kundër diskriminimit.
Sanksionet për lojtarët do të vlejnë vetëm në ndeshjet e kombëtares dhe nuk ndikojnë në paraqitjet e tyre me klubet.

/GazetaBlic Sport/