Sporti

FIFA dënon federatën e Izraelit

03/21/2026 09:25
nga:Mergim Rreci

FIFA ka vendosur të dënojë Federatën e Futbollit të Izraelit me 150 mijë franga zvicerane dhe ta detyrojë që në të gjitha ndeshjet që do të luajë në shtëpi të mbajë një baner ku do të shkruhet: “Futbolli bashkon botën. Jo diskriminimit!”

Vendimi erdhi pas ankesave të shumta të bëra nga Federata e Palestinës dhe pas hetimeve të Komisionit të Disiplinës në FIFA u vërtetua se Izraeli dhe tifozët e tij kanë shkelur rregullat e fair play-it dhe kanë kryer veprime diskriminuese e raciste gjatë ndeshjeve, jo vetëm të Kombëtares, por edhe të skuadrave të aktivizuara në kompeticionet europiane dhe kampionatin vendas.