Lajme

Fier: Bie nga kati i gjashtë në katin e dytë të pallatit, përfundon në spital 50-vjeçari

01/21/2026 19:04
nga:Y I

Një person rreth 50 vjeç ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati në lagjen Apolonia, duke përfunduar në tarracën e katit të dytë të godinës.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, policia dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur zbritjen e 50-vjeçarit dhe transportimin e tij drejt Spitalit Rajonal Fier.

Sipas burimeve zyrtare, i plagosuri ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

/Euronews Albania/