Lajme

Fidan vjen në Kosovë, pritet nga Gërvalla

09/06/2024 08:00
nga:Sh R

Pas mesnatës në Kosovë, ka mbërritur ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan.

E në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, doli për ta pritur homologia e tij, Donika Gërvalla.

Gërvalla u shpreh se në takimin që do të mbahet sot mes dy ministrave, pritet të diskutohet për sfidat e përbashkëta dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik mes Kosovës dhe Turqisë.