Sporti

Fidan Gërbeshi njofton për largimin nga Drita, ka një mesazh

06/05/2021 12:47
nga:Mergim Rreci

Fidan Gërbeshi edhe zyrtarisht ka njoftuar për largimin e tij nga Drita.

Mbrojtësi nuk ka arritur akordin me klubin, andaj edhe ka njoftuar për largimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport. 

Ai gjithashtu ka falendëruar edhe gjithë skuadrën bardhë kaltër.

Ky është postimi i tij.

“Përshendetje, desha të ju njoftoj, që nga sot nuk jam më pjesë e FC Dritës.
Falenderoj Presidentat e Klubit, Kryesin, Shtabin Teknik, Stafin e Mjeksis, Bashkë Lojtarët e mi që ishim një grup i mrekullueshëm si dhe Falenderoj Intelektualet që bën gjithqka për ne, si për fitore ashtu dhe për humbje. Krejt në fund e Falenderoj Llegenden e klubit Shpend Sylejmani që na ndejti gati për gjithqka”.