Trajneri i njohur kosovar, Fidaim Haxhiu beson shumë se kombëtarja e Kosovës do të jetë triumfuese në ndeshjen ndaj Sllovakisë që luhet nesër.
Sllovakia e mirëpret nesër mbrëma Kosovën në Bratislavë, në një ndeshje që luhet në kuadër të “Play Off” të Kupës së Botës 2026.
Sipas Haxhiut, shansat për Kosovën në këtë duel janë 60-40.
“Jam shumë optimist, sidomos tek trajneri Foda, ka marrë lojtarë të ri dhe tek ai nuk është askush i paprekshëm, kjo është forca jonë më e madhe. Në ndeshjen me Sllovakinë besoj që shanset janë 60-40 për ne, e kemi një grup shumë të komponuar”, tha Fidaim Haxhiu për ‘GazetaBlic Sport’.
Sipas Haxhiut atmosfera brenda është shumë e mirë, andaj kjo do të na ndihmojë shumë nesër.
“Duhet të luajnë ata që janë në formë dhe kanë minuta në klube. Tek ne nuk po çon peshë kush po luan, sepse të gjithë janë të motivuar dhe fryma brenda është tepër e mirë, për atë arsye besoj shumë. Sipas meje, jemi më të fortë se Sllovakia në çdo aspekt”, përfundoi ai.
Kujtojmë se fituesi i duelit Kosovë – Sllovaki luan me fituesin e duelit Turqi-Rumani në finalen e madhe për një vend në Botërorin e Amerikës.
/GazetaBlic Sport


