Federata Ndërkombëtare e Basketbollit ka njoftuar se ekipet ruse nuk do të lejohen të marrin pjesë në turne deri në një njoftim tjetër.
Ashtu siç bëri më parë FIFA, edhe FIBA njoftoi pak më parë se do të përjashtojë Rusinë derisa të ketë lajme pozitive në frontin ukrainas, përcjell GazetaBlic Sport.
Institucioni më i lartë ndërkombëtar në botën e basketbollit nuk do të lejojë Rusinë të marrë pjesë në garat e veta.
Këto padyshim përfshijnë kualifikimet e FIBA-s për Kupën e Botës që po zhvillohen aktualisht, për të cilat Rusia është në të njëjtin grup me Italinë. Rusët u përballën me Holandën më 24 shkurt, ndeshja e radhës duhet të jetë më 1 prill ndaj Italisë, por nuk do të zhvillohet.
/GazetaBlic Sport/


