Geek

Fiat prezanton versionet hibride të modeleve 500X dhe Tipo

02/16/2022 17:26
nga:Donika Fetahu

Për blerësit në Evropë, Fiat ka përgatitur versionin e lehtë të elektrifikuar të modelit 500X dhe Tipo, që i vë në lëvizje motori 1,5 litërsh me katër cilindra që ndihmohet nga një motor elektrik.

Pas prezantimit gjatë vitit të kaluar të modeleve elektrike Panda dhe 500 që kanë motorë me tre cilindra me benzinë dhe asistoheshin nga një motor i lehtë me teknologji hibride që FIAT e ka dedikuar për blerësit evropian – tani ka sjellë edhe versionin hibrid të 500X dhe Tip.

Versionet lehtë të elektrifikuara të modelit crossover 500X dhe Tipo, FIAT është lojtar kyç në segmentin C, ku e vë në lëvizje motori 1,5 litërsh me katër cilindra turbo-benzinë që prodhon 130 kuaj-fuqi – duke u asistuar nga një motor elektrik prej 48 volt (20 kuaj-fuqi).

Për bartjen e fuqisë motorike në rrotat e përparme është montuar ndërruesi automatik me shtatë shpejtësi, kurse nga Torino i Italisë, premtojnë se dy modelet për 11 për qind do të kenë më pak shpenzime të derivateve dhe emetim të gazrave.

500X hibrid, shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 9,4 sekonda. Përveç versionit hibrid, në opsion janë edhe ata me tre cilindra FireFly që prodhon 120 kuaj-fuqi dhe ka ndërrues manual me gjashtë shpejtësi.