Argjentina barazoi pa gola ndaj Brazilit (0-0), në ndeshjen e xhiros së 14-të të zonës kualifikuese të Amerikës së Jugut.
Me disa emra të mëdhenj të futbollit botëror në fushë, loja pati tempo në të dyja anët dhe gjithashtu disa polemika me hyrje më të vrullshme, por asnjë nga skuadrat nuk arriti të gjente rrugën drejt golit në një stadium të mbushur plot të San Juan, përcjell GazetaBlic Sport.
Vinicius Junior bëri spektakël në një moment, duke dribluar kundërshtarin në një stil të mrekullueshëm me topin lartë, veprim ky që u komentua shumë.
? @vinijr pic.twitter.com/hDHy7CvGnW
— 433 (@433) November 17, 2021


