Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në fshatin Banjskë dhe në Lozhistë.
Aksionin e bastisjes, për Gazeta Blic, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Mund të ju konfirmoj se kemi pasur dy bastisje, një në Banjskë dhe një në fshatin Lozhistë”, është shprehur shkurtimisht Elshani.
“Rreth orës 10 paradite kemi asistu krimet e rënda në DPP, në lidhje me barrikadat 2022”, tha Elshani për Gazeta Blic.
Ai nuk ka dhënë detaje nëse gjatë bastisjes është gjetur diçka.