Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq takimin e fundit në Bruksel e mbajtën më 14 shtator të 2023-tes.
Pas nëntë muajve takimi i radhës do të zhvillohet më 26 qershor të këtij viti.
Në lidhje me këtë takim ka folur për “Gazeta Blic”, deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ku thotë se Albini po vazhdon me takime që nuk i ndihmon paqes në Ballkan ku ende nuk ka marrë mësim nga politika e gabuar deri më tani.
Tutje Humolli potencon se ky takim duket si një takim përshendetës me Lajçakun, ai shprehet se Lajçaku dhe Vuçiqi janë përfaqësues të shovenizmit prosllav.
“Po duket takim përshëndetës me Lajçakun dhe lojën që e ka bërë në kurriz të popujve të ballkanit. Se Lajçaku dhe Vuçiqi të dy janë përfaqësues të shovenizmit prosllav. Kurse Albini vazhdon me takime që nuk i ndihmon paqes në Ballkan, nuk ka marrë mësim nga politika e gabuar deri tani”, përfundoi Humolli për Gazeta Blic.
Pacolli: Shpresoj që takimi Kurti-Vuçiq mos të jetë një tjetër takim me karakter populist!