Sporti

Gennaro Gattuso mund të jetë zëvendësuesi i Gerrard tek Rangers

11/11/2021 23:54
nga:Mergim Rreci

Gennaro Gattuso thuhet se është në garë për një rikthim te Glasgow Rangers, ku ai ishte lojtar në 1997-98, për të qenë trajneri i tyre i ri.

Sipas Daily Record në Skoci, burime pranë Gattuso-s sigurojnë se ai është i etur për t’u rikthyer në Glasgow, transmeton GazetaBlic Sport.

Klubi po kërkon një trajner të ri pas largimit të Steven Gerrard për të marrë drejtimin e Aston Villa.

Gattuso ka shprehur gjithmonë dashuri të madhe për Rangers, veçanërisht pasi gruaja e tij është skoceze, kështu që një kthim prapa do të ishte i mirëpritur nga familja e tij.

43-vjeçari kaloi pjesën dërrmuese të karrierës së tij si lojtar në Milan nga 1999 deri në 2012, duke fituar çdo trofe në dispozicion.

Rino ishte në pankinën e Napolit nga dhjetori 2019 deri në qershor 2021, më pas nënshkroi për Fiorentinën këtë verë, por e ndërpreu kontratën me pëlqim reciprok dy javë më vonë për shkak të mosmarrëveshjeve rreth strategjisë së transferimeve.

Ai gjithashtu ka qenë i lidhur me punën në Spartak Moskë.

/GazetaBlic Sport/