Showtime

“Ajo që nuk e kemi ditur”, Zajmina Vasjari e punësuar edhe në një pozitë publike

07/31/2021 10:25
nga:Gazeta Blic

Këngëtarja është emëruar me një post sa i përket sektorit publik.

Sipas një dokumenti të publikuar në rrjete sociale është identifikuar se Zaimina Vasjari është emëruar specialiste pranë Ujësjellësit të Durrësit, në zonën e Shijakut, shkruan lajmi.net.

Në dokument, shkruan se ajo është emëruar në këtë detyrë në datë 10.06.2021 dhe kategoria e pagës është “Punonjëse e kategorisë së Parë” teksa mund të shihet se vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit, Spartak Kovaçi.

Kujtomë se, Zaimina nuk ka qenë edhe aktive me projekte muzikore duke iu përkushtuar familjes.

Ndërkohë, këngëtarja po vazhdon lidhjen e saj me biznismenin, Klodian Asllani me të cilin ka edhe një vajzë.