Sporti

Xhaka me respekt të veçantë për trajnerin Arteta: Ai më dërgoi këtu për ta pranuar çmimin

01/24/2023 13:43
nga:Mergim Rreci

Granit Xhaka është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër.

Futbollisti shqiptar është vlerësuar maksimalisht për paraqitjet e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Në deklaratën e tij me rastin e pranimit të këtij çmimi, ndër të tjera ai kishte edhe një vlerësim të madh për trajnerin Arteta.

“Trajneri im Mikel Arteta më dërgoi këtu. Ai më tha se duhej ta merrja këtë çmim personalisht. Unë e vlerësoj shumë që kam një liri të tillë nga trajneri”, tha Xhaka duke qeshur.