Boksieri i njohur turk, Cem Kilic ka vdekur në moshën 29 vjeçare.
Lajmi i rëndë vjen nga familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar se boksieri nuk jeton më, përcjell GazetaBlic Sport.
Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga Federata Turke e Boksit. Ai kishte 18 meçe në boksin profesionist, ndërsa e kishte vetëm një humbje.
Sipas raportimeve të mediave ndërkmbëtare, ai kishte luftuar me varësinë nga substancat narkotike.
/GazetaBlic Sport/