Fanella e Interit për sezonin 2022-2023 është publikuar në internet.
“Nerazzurrët” do të rikthehen në veshjen e një fanelle tradicionale blu-blu nga 2022-23, duke hequr dorë nga modeli i gjarpërinjve të këtij sezoni.
“Footy Headlines” ka zbuluar fanellën që djemtë e Simone Inzaghit do të veshin sezonin e ardhshëm. Është bërë nga Nike dhe tashmë është parë në dyqanet fizike.

Ajo përmban vija të gjera të zeza dhe blu në pjesën e përparme, të pasme dhe tek mëngët. Pjesa e poshtme e shpinës do të ketë logon e Lenovo në të bardhë, ndërsa sponsori kryesor do të jetë digitalbits.



