Kombëtarja e Shqipërisë e nis në Pragë aventurën në edicionin të ri të Ligës së Kombeve.
Sonte, me fillim nga ora 20:45 përballë kuqezinjve është ekipi i Ukrainës, me ndeshjen që për shkak të luftës do zhvillohet në fushë neutrale.
Veç Ukrainës, për Ligën B në Grupin 1 Shqipëria ka rivalë edhe Çekinë dhe Gjeorgjinë.
Bazuar tek kuotat e basteve, Ukraiana shihet si favorite ndaj Shqipërisë. Fitorja e Ukrainës kuotohet me 1.75, kurse fitorja e kombëtares tonë me 4.75.
Një barazim i mundshëm mes dy kombëtareve vlerësohet me 3.50.
/GazetaBlic Sport/


