southgate
Sporti

Trajneri i Anglisë komenton shortin e Kupës së Botës, ka një ndeshje që e veçon më shumë

04/01/2022 21:34
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Kombëtares Angleze, Gareth Southgate ka komentuar shortin e Kupës së Botës.

Anglia u shortua në Grup me SHBA, Iranin dhe njërën nga Uellsin, Skocinë apo Ukrainën, varësisht se cila kombëtare e fiton “Play-off”in, shkruan GazetaBlic Sport.

I intervistuar nga “BBC Sport”, tekniku veçoi ndeshjen kundër SHBA-së si më interesantja, dhe zbuloi objektivat e kombëtares së tij.

“SHBA dhe Irani janë dy skuadra me të cilat nuk përballeshim prej kohësh, ndërsa kundërshtarja e tretë është ende e panjohur.

Objektivi ynë kryesor është kalimi i grupit, vetëm pas kësaj mund të ndërtojmë rrugëtimin tonë.

SHBA është një kombëtare interesante, me elemente shumë të mirë, e dimë çfarë janë në gjendje të bëjnë. Me ta sigurisht që do të jetë një ndeshje intriguese.”, tha Southgate.