Chelsea ka prezantuar një fanellë të re duke përdorur Romelu Lukakun në një nga modelet e tyre, kështu që ishte e lehtë për tifozët në rrjetet sociale të lidhnin sërish sulmuesin belg me Interin.
Mëngjesin e sotëm, gjigantët e Premier League zbuluan koleksionin e “Krenarisë së Londrës” në faqen e tyre të internetit dhe rrjetet sociale, përcjell GazetaBlic Sport.
Romelu Lukaku është një nga lojtarët që ka veshur atë fanellë që ngjason me atë të skuadrës të Interit.
Fotoja shkaktoi reagimin e fansave dhe shumë komentuan postimin e Chelseat.
Ata ende e mbajnë mend intervistën e Lukakut me Sky Sport Italia në dhjetor, kur ai tha se shpresonte të kthehej në Inter një ditë, duke kërkuar falje për mënyrën se si u largua gjatë verës.
Introducing The Pride of London collection with @nikefootball! ?
That Gold Lion: from the stadium to our city streets. ?#ClubCulture | #ThePrideOfLondon
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 4, 2022


