Ministria e Arsimit, Shkencës, Tekologjisë dhe Inovacionit, përmes një postimi në facebook njofton se ka filluar viti i ri shkollor 2023/2024, në Republikën e Kosovës.
MAShTI tregon se mësimin e kanë filluar 658 institucione arsimore, ndërsa 18 institucione arsimore kanë qenë në proces të renovimit, ku thotë se punimet do të përfundojnë së shpejti.
Ndërsa sa i përket ekzekutimit të pagesave për furnizimin e teksteve shkollore, thuhet se ata të cilët kanë aplikuar deri më 29 gusht, ekzekutimi i mjeteve ka përfunduar të enjtën.
“Ndërkaq, sa i përket pagesës për furnizim me tekste shkollore, për të gjithë ata që kanë aplikuar deri më 29 gusht në ora 16:00, ekzekutimi i mjeteve nga ana e MAShTI-t (respektivisht nga Thesari) ka përfunduar të enjten. Fillimisht janë ekzekutuar 30 euro për materiale mësimore e më pas 50 euro për tekste shkollore”, thuhet në njoftim, raporton Gazeta Blic.
Kurse ata që kanë aplikuar pas datës 29 gusht ka vazhduar sot ekzekutimi i mjeteve, ku numri i tërsishëm i aplikimeve deri tani është 133.500.
Tutje thuhet se aplikimi do të mbetet i hapur gjatë gjithë muajijt shtator.
Postimi i plotë:


