Marcus Rashford do të prezantohet sot tek skuadra e Barcelonës.
Sulmuesi anglez, i cili mbërriti në klubin katalanas të dielën në mbrëmje pasi Barca dhe Manchester United ranë dakord për një marrëveshje huazimi, do të prezantohet si lojtar i ri i Barcës, sot pasdite.
Rashford, ka takuar të gjithë bashkëlojtarët dhe tashmë po ambientohet tek skuadra e re, me të cilën synon suksese të mëdha.
Ai do të stërvitet në një seancë të fundit përpara se të fluturojë për në Japoni të enjten për të filluar një turne para-sezonal.
/GazetaBlic Sport/


