Lajme

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbërrin në Tiranë

02/27/2024 23:20
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur në pistën e Aeroportit të Rinasit në orën 23:00, ashtu siç ishte parashikuar.

Ai u prit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani. Vizita e Zelenksy është një vizitë historike për Shqipërinë, e cila mbetet një anëtare aktive e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO).

Ai do të qëndrojë në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin për Ukrainë, që do mbahet në Tiranë, më 28 shkurt.

Presidenti ukrainas do të pritet të mërkurën nga kryeministri Edi Rama në 09:00 dhe më pas në orën 13:30 do të mbajnë një konferencë për mediat, ndërsa do t’i përgjigjen pyetjeve të gazetarëve./abcnews.al/.