Liga e Parë e Kosovës në futboll i është rikthyer aktivitetit të saj.
Sot janë luajtur dy ndeshje të xhiros së 15-të, shkruan GazetaBlic Sport.
Në Grupin A u zhvillua derbi i madh lokal ndërmjet Trepçës dhe Trepçës ’89. Ky takim përfundoi në të mirë të skuadrës së Shpëtim Idrizit, me rezultatin përfundimtar që ishte 1 me 3.
Fillimisht vendasit kaluan në epërsi me golin e Ardian Nezirit (9′), mirëpo mysafirët u rikthyen në pjesën e dytë me golat e Fatmir Rexhaj (69′), Egzon Elshani (80′) dhe Rilind Nimani (89′).
Vushtrria dhe Fushë Kosova zhvilluan një ndeshje shumë intersante, por që nuk prodhoi shumë gola.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 0 me 0.
/GazetaBlic Sport/


