Sporti

Shorti i ri në Ligën e Kampionëve, ja skuadra që shihet si favorite nga bastet për ta fituar trofeun

12/14/2021 10:04
nga:Mergim Rreci

Është ri-hedhur shorti i UEFA Champions League për fazën 1/16 të finales.

16 skuadrat kanë mësuar kundërshtarët e tyre, shkruan GazetaBlic Sport.

Përballja në 1/8-at me një kundërshtar si Sportingu i Lisbonës i ka ulur kuotat e Cityt për triumfin e tyre të parë në Champions këtë sezon.

Sipas kompanisë së basteve “Betfair”, triumfi i “Qytetarëve” në finalen e Shën Pjetërburgut kuotohet me koeficientin 1.25, përpara Bayernit (1.62).

I treti vjen Liverpooli me koeficientin 2,75 që përballë do të ketë Interin, ku zikaltërit për të fituar trofeun e kanë koeficientin 14 duke mbyllur “TOP 10”.

Juventusi klasifikohet në vendin e 7 me kuotën 9, e njëjta kuotë si Reali i Madridit.

Këtë renditje e përmbyllin Salcburg, Lille dhe Sporting Lisbonë ku kuotat i kanë të njëjta, 100.

/GazetaBlic Sport/