Sporti

Shaquille O’Neal e fton Messin që të transferohet në MLS

05/26/2023 23:44
nga:Mergim Rreci

Shaquille O’Neal, ish superylli i NBA, i la një mesazh Lionel Messit (PSG), ku përpiqet të joshë golashënuesin argjentinas për të luajtur për Ligën e Futbollit të Amerikës së Veriut (MLS).

“Të dua vëlla, je më i miri. Mezi pres të të takoj, vëlla. Të dua”, tha O”Neal, përcjell GazetaBlic Sport.

Messi, i cili është në fund të kontratës, është lidhur me Inter Miami të David Beckham, por edhe me një rikthim në Barcelonë.