Interi dëshiron me çdo kusht të transferojë një nga lojtarët kryesorë të Atalantës – Ademola Lookman, me të cilin do të forcojë fuqinë e tyre sulmuese në sezonin e ri.
Pasi oferta e parë e Nerazzurrëve prej 40 milionë eurosh u refuzua, finalisti i Ligës së Kampionëve tani ka ofruar 40 milionë euro në para të gatshme + 5 milionë euro në bonuse.
Edhe pse nuk ka informacion në lidhje me një refuzim, Atalanta po kërkon një shumë më të lartë dhe për këtë arsye, në këtë fazë, ende nuk ka një marrëveshje midis dy klubeve.
Lookman është pjesë e klubit nga Bergamo që nga viti 2022, me kontratën e tij që skadon deri në verën e vitit 2027. Sezonin e kaluar, ai shënoi 20 gola dhe bëri 7 asiste në 40 ndeshje në të gjitha garat.
/GazetaBlic sport/


