Pronari rus i Chelseat, Roman Abramovich, raportohet se i është ndaluar në mënyrë efektive të jetojë në Britani.
Miliarderi nuk është parë në shtëpinë e klubit të tij të futbollit në Premier League në jugperëndim të Londrës, Stamford Bridge, për muaj të tërë, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas The Sun, burime të larta të sigurisë tani thonë se nuk ka gjasa që 55-vjeçari të lejohet të jetojë përsëri në Britani.
Kjo vjen pasi që ai konsiderohet si një nga 35 oligarkët në krahun e Vladimir Putin.
Ai mohon me forcë se është afër Kremlinit ose ka bërë ndonjë gjë që do të meritonte vendosjen e sanksioneve kundër tij – pasi Britania synonte të vendoste sanksione ndaj Rusisë në mes të tensioneve në rritje me Ukrainën.
/GazetaBlic Sport/


