Kuvendi i Kosovës mbajti të enjten seancë plenare, ndërsa në rend dite ndër të tjera ishte votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Lidhur me këtë çështje në një prononcim për Gazeta Blic, u deklarua deputeti nga Lista Guxo, Burim Meta ku tha ky projektligj ka nevojë për ndryshime dhe plotësime.
“Ky projektligj për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor ka nevojë për plotësim dhe ndryshim”, tha ai për Gazeta Blic.
Ky legjislacion ua mundëson edhe grave të pamartuara të mund të lindin fëmijë përmes metodës të fertilizimit të asistuar, i njohur si IVF, në klinikat publike.
/GazetaBlic/