Sporti

Pensionimi i Lloris, Mike Maignan bëhet portieri i parë i Francës

01/10/2023 08:41
nga:Mergim Rreci

Portieri i Tottenham, Hugo Lloris ka njoftuar tërheqjen e tij nga kombëtarja e Francës, që do të thotë se Mike Maiginan i Milanit do të bëhet portieri i parë i ‘Gjelave’.

36-vjeçari, fitues i Kupës së Botës 2018, ka konfirmuar se nuk do të luajë më për kombëtaren e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Maignan, 26 vjeç, bëri debutimin e tij tek Franca në tetor 2020 dhe ka pesë paraqitje deri më tash si titullar.

Ai aktualisht është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi dhe trajneri i Milanit, Stefano Pioli zbuloi javën e kaluar se ai ende nuk e di se kur francezi do të rikthehet në fushë.

Maignan luajti një rol kyç në fushatën e fitimit të titullit të Milanit në 2021-2022 dhe u emërua portieri më i mirë i Serisë A për sezonin e kaluar.

/GazetaBlic Sport/