Kryetari i së ashtuquajturës “Shoqatë e qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë”, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se sot do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitare drejt Kosovës.
Lidhur me këtë çështje në një intervistë për GazetaBlic, ka reaguar edhe deputeti nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj, ku thotë se paralajmërimi për bllokimin e pikave kufitare nga serbët, është një taktikë e re që është duke e përdorur shteti i Serbisë.
“Është një taktik e re që është duke e përdourur shteti i Serbisë, në fakt është një strategji që e përdor shteti i Serbisë, sikurse i ka keqpërdor popullatën serbe gjatë viteve të 80 në Kosovë. Për mua është shteti serb ai i cili është duke e detyruar popullatën serbe të bëjë një veprim të tillë”, tha ai.
Qalaj u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të jenë të kujdesshëm dhe mos ta përdorin territorin e Serbisë për çarkullim këto ditë, ku thotë se nuk dihet se kush mund të jetë në ato pika kufitare, sipas tij mund të jenë të kamufluar edhe pjestarë të instiutucioneve të sigurisë nga shteti serb.
“Qytetarët e Kosovës duhet të jenë të kujdeshsëm që mos ta përdorin territorine Serbisë për qarkullim këto ditë, për shkak se në situata kur kemi bllokim te mundshëm të kufijëve nga persona të ndryshëm, askush nuk e din se kush do të jetë në ato pika kufitare. Mund të jenë të kamufluar edhe pjestarë të institucioneve të sigurisë të ndryshme që i ka Serbia, prandaj qytearët duhet të bëjnë përpjekë që mos ti shfrytëzojnë ato pika kufitare për qarkullim”, shtoi Qalaj .
Ndër të tjera thotë se kjo situatë duhet të menaxhohet në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, ku shton se premtimet që i japim duhet të dalin ashtu si i kemi dhënë dhe mos ti befasojmë ata me veprimet tona të pakoordinuara.
“Duhet në koordinmin në bashkëpunim të ngusht më partnerët tanë ndërkombëtarë, në asnjë mënyrë tjetër nuk ka mundësi. Zotimet që i marrim premtimet që i japim duhet të dalin ashtu si i kemi dhënë dhe mos ti befasojmë më veprimet tona të pakoordinuara, të njëanshmë jo të mira jo të shëndosha dhe i dëmtojmë edhe më shumë marrdhëniet me partnerët tanë ndërkombëtarë”, përfundoi ai për GazetaBlic.


