Ardian Ismajli, po gëzon një formë të jashtëzakonshme, të mbartur që nga sezoni i shkuar.
Puna e tij nuk ka kaluar pa u vënë re, teksa Juventusi po e sheh si një alternativë serioze për merkaton e janarit.
Por bardhezinjtë, nuk do të jenë të vetëm në radhë për Ismajlin. Në garë për shërbimet e tij do ë edhe Napoli.
“La Repubblica” ka bërë me dije se të kaltrit janë bindur nga aftësitë e Ismajlit në ndeshjen që skuadra zhvilloi kundër Empolit këtë sezon.
Për këtë arsye, drejtuesit do të përpiqen që ta vendosin nën urdhërata e Antonio Contes në muajin janar. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Ismajlit.