Në këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e radhës në Superligën e Kosovës.
Do të kemi disa takime interesante, me tri prej tyre që zhvillohen të shtunën, kurse dy të tjera të dielën, shkruan GazetaBlic Sport.
Drita do të përballet me skuadrën e Drenicës, atje ku pritet të jetë një takim shumë i rivalizuar. “Intelektualët” nuk e kanë pësuar asnjë humbje deri më tash dhe janë në krye të tabelës, kurse skuadra nga Skenderaj poashtu nuk e ka nisur keq kampionatin, ku nga 8 ndeshje ka 3 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje.
Një super ndeshje pritet të jetë ajo në Suharekë, atje ku Ballkani e pret skuadrën e Gjilanit. Të drejtuarit e Dajës janë kthyer në formë fantastike, kurse “Skifterat” po përballen me disa probleme financiare, por loja e mirë e tyre nuk mungon.
Në Podujevë, Llapi e pret Malishevën e Sami Sermaxhajt. Skuadra e Batatinës nuk e ka nisuar aspak mirë dhe do të tentojë që pikërisht nga nesër të rikthehet tek rezultatet pozitive. Në anën tjetër, trajneri Sermaxhaj kërkon pikët e para në aventurën e tij të re me Malishevën.
Të tre ndeshjet fillojnë në ora 13:00.
/GazetaBlic Sport/


