Sporti

Napoli nuk merr më shumë se një pikë ndaj Veronas, mendon për ndeshjen e kthimit ndaj Milanit

04/15/2023 19:52
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Napolit nuk ka arritur të fitojë në ndeshjen ndaj Veronas.

Rezultati përfundimtar ishte 0 me 0 në stadiumin “Diego Armando Maradona”, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një dominim i plotë i skuadrës së Spallettit, por që nuk e gjeti dot rrugën e golit.

Napoletanët vazhdojnë të jenë bindshëm në vendin e parë  me 75 pikë, me Lazion që është në vendin e dytë si përcjellësi më i afërt, skuadër kjo që ka 61 pikë.

/GazetaBlic Sport/